“Vota e tyre duhet të ishte e garantuar”- Jorida Tabaku: Diaspora ka një potencial të pashfrytëzuar

Shqipëria

“Vota e tyre duhet të ishte e garantuar”- Jorida Tabaku: Diaspora ka një potencial të pashfrytëzuar

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:40
Deputetja demokrate Jorida Tabaku

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur se vota e diasporës duhet të ishte një mundësi e garantuar dhe jo një temë që ende debatohet.

Nga Samiti i organizuar nga gratë e diasporës Shqiptare, Tabaku u shpreh se diaspora ka një potencial të pashfrytëzuar dhe të ardhurat e sjella vendin tonë këtë vit ishin në kumin e tyre.

“Të dhënat e fundit tregojnë që të ardhurat nga diaspora këtë vit kanë qënë në kulmin e tyre, të paktën për 6 muajt e parë kanë shkuar në vlerën e 440 mln euro, që janë të ardhurat e dyta pas turizmit në Shqipëri, që do të thotë që ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar nga diapsora në përgjithësi por dhe nga vajzat, gratë dhe zonjat shqiptare që jëtojnë atje”, tha Jorida Tabaku.

Deputetja e PD theksoi se duhet të ketë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët si në lidhje me votimin dhe atë të sipërmarrjes duke shmangur korrupsionin dhe duke krijuar një atmosferë konkuruese.

“Përballeni me sfida të tjera të jashtëzakonshme por ju prap vendosni që të jeni me zemër dhe me mendje këtu dhe të investoni këtu. Shpresoj shumë që kjo vlerë e jashtëzakonshme të përkthehet në akte konkrete nga qeveria, nga Bashkia e Tiranës dhe që në fund të këtij Samiti të dalim me disa propozime. Unë jam e gatshme që bashkë me z. Krrashi që t’i kthejmë dhe në nisma ligjore në parlament, nëse ka nisma ligjore që e mbështesin punën tuaj duke nisur me një paketë fiskale dhe me lehtësira të tjera që e bëjnë mjedisin e biznesit më miqësorë për ju

Por nëse bëhemi të gjithë bashkë që të vijmë me disa propozime që t’i kalojmë në parlament, besoj do të ketë mbështetje bipartizane përtej kaheve politike”, u shpreh Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat