Tërmeti lë pa shkollë fëmijët e fshatit në Dimal, nxënësit mësojnë në lokal

Shqipëria

Tërmeti lë pa shkollë fëmijët e fshatit në Dimal, nxënësit mësojnë në lokal

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Fshati Goriçan, një fshat që ka afërsisht 800 familje, aktualisht ndodhet pa një shkollë publike.

Ambientet e shkollës së Goriçanit që prej katër vitesh pas tërmetit të 2019-tës janë bërë të pa sigurta. Rreth 100 fëmijë të ciklit të ulët të kësaj shkolle po vazhdojnë lëndët mësimore në  një lokal të improvizuar në shkollë.

“Pasi shkolla që kemi pasur është jashtë përdorimit në prishje e sipër, mirë do ishte që të ishte bërë shkolla, po ajo nuk është bërë sot për sot bëhet te klubi që kemi këtu pas shpine. Ka një gjë se këtu e biem se është afër, ndërsa po na e çuan në vend tjetër nuk mund ta shoqërojmë dot si t’ia bëjmë hallit?, prandaj sa të behet ajo le të vazhdojë mësimi në kushtet që është ama e kemi të sigurt të paktën për jetën e saj se mund të aksidentohet, nuk e ndjekim dot ta çojnë në një fshat tjetër,” – u shpreh një burrë.

Ndërsa kryeplaku i fshatit Goriçan shprehet për Euronews Albania se kanë qenë vetë prindërit që kanë kërkuar marrëveshje me bashkinë e Dimalit për ndjekjen e lëndëve mësimore në këto ambiente, megjithatë, sipas tij shkolla e re së shpejti do të jetë gati.

Edhe pse nga ana e drejtorisë së arsimit thuhet qe punimet për rikonstruksionin e ambienteve të kësaj shkolle do të nisin pas një muaji, ende nga ana e bashkisë nuk ka një njoftim zyrtar mbi tenderin dhe vlerën që janë akorduar për këtë objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat