Skandali me fisin Rraja, Artan Hoxha: Mjeku ligjor ja “futi këmbët në një këpucë” prokurorisë

Shqipëria

Skandali me fisin Rraja, Artan Hoxha: Mjeku ligjor ja “futi këmbët në një këpucë” prokurorisë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 00:44
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha thotë se rasti i dhunës në Fushë-Krujë dhe akuza për plagosje të lehtë bazohet në vlerësimin që ka bërë mjeku ligjor.

I ftuar në emisionin 'Të Paekspozuarit' në MCN TV, Hoxha tha se lehtësimi i akuzës nis nga raporti i hartuar pas ekspertimit të të dhunuarve është baza për akuzën.

"Vendimet e prokurorit i vlerëson gjykata. Në rast se do të ishte vepruar shpejt. Unë ngjarjen e hodha në Youtube dhe ma bllokoi Youtube, sepse kishte shumë dhunë. Aty ka shkopinj bejsbolli, armë zjarri. Nëse do të ishin kapur mjetet, asnjë prokuror nuk do ta shmangte dot.

Por ekspertizën mjeko-ligjore nuk e bën prokurori. Nëse mjeku të thotë dëmtimi është shumë i rëndë, nuk mund ta klasifikosh si plagosje të lehtë. Vlerësimi që bën mjekësia ligjore ia fut të dy këmbët në një këpucë prokurorit," tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat