“Droga xhelatinoze kishte formën e karameles”, gazetarja: Çfarë u kap nga operacioni i Policisë

Shqipëria

“Droga xhelatinoze kishte formën e karameles”, gazetarja: Çfarë u kap nga operacioni i Policisë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 17:53
Etleva Delia

Policia e Shtetit e Shtetit goditi ditën e sotme 23 grupe kriminale në shpërndarjen e drogës. Në kuadër të kësaj u vunë në pranga 233 persona Gazetarja e kronikës në Abc News, Etleva Delia, tha se në këtë operacion janë kapur kokainë, heroinë dhe hashash, i cili kësaj here vinte në formë xhelatinoze nga Kanadaja.

“Bëhet fjalë për grup,  që janë shpërndarës të lëndëve narkotike. Nuk ka diçka konkrete se mes këtyre personave mund të ketë financues për trafikimin e lëndëve narkotike. Behët fjalë për lëndë të ndryshe, kokaina, heroina, ekstazi dhe hashash, I cili është në forma të ndryshme siç ishte forma më e re në formë xhelatinoze që ka ardhur nga Kanadaja”, tha ajo.

Ajo tha se droga në formë xhelatinoze është më e fortë se hashashi i zakonshëm dhe kushton më shumë

“Është hashash i përpunuar në një formë, që ka efekt më të fortë se hashashi dhe kushton edhe më shumë. Është I bëri në atë formë, që ngjajnë si karamele. I përket hetimeve  që ta caktojnë se kush e  ka sjell në Shqipëri”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat