GJKKO kalon për gjykim çështjen, Beleri i pranishëm në seancë: Procesi është politik

Shqipëria

GJKKO kalon për gjykim çështjen, Beleri i pranishëm në seancë: Procesi është politik

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:57
Fredi Beleri

Ditën e sotme u mbajt seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Seanca të cilën GJKKO e kaloi për gjykim. Fredi Beleri kishte njoftuar se nuk do të paraqitej në seancë, por mësa duket më pas ka ndryshuar mendim.

Gazetarja Klodiana Lala tha për BalkanWeb se Beleri është shoqëruar nga policia dhe ka qenë i pranishëm në seancë. Ai deklaroi se procesi ndaj tij është tërësisht politik.

“Procesi ndaj meje është politik”, mësohet të ketë thënë Beleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat