Procesi i Berlinit, Tirana pret sot Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

Shqipëria

Procesi i Berlinit, Tirana pret sot Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:43
Taulant Balla

Tirana do të presë sot Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Gjatë këtij Ministeriali, ministri i Brendshëm, Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi pritet të zhvillohet pranë ambienteve të Pallatit të Kongreseve.

Gjatë kësaj mbledhjeje të përbashkët thuhet se do të diskutohet për menaxhimin e Integruar të kufijve, bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe partneritetin për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat