Nikolla: Shqipëria në krah të SHBA-së e BE-së kundër terrorizmit

Shqipëria

Nikolla: Shqipëria në krah të SHBA-së e BE-së kundër terrorizmit

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:25
Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, deklaroi se 22 vjet më parë, për shkak të mizorisë së një akti terrorist, kombi amerikan humbi mbi 3000 jetë të bukura dhe një pjesë e zemrave të 3000 familjeve amerikane u copëtuan.

Prej 11 Shtatorit 2011, beteja e SHBA dhe e botës demokratike e të qytetëruar kundër terrorizmit ka vijuar e ashpër. Kombet e lira e demokratike i kanë fituar, po i fitojnë dhe do t’i fitojnë betejat me terroristët dhe mbështetësit e tyre”, theksoi Nikolla.

“Si anëtare jo e përhershme e KS të OKB-së, anëtare e denjë e NATO-s dhe kandidate për në BE, Shqipëria qëndron sot në krah të ShBA dhe BE në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht terrorizmit kibernetik, dhe ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh Nikolla.

“Siguria kibernetike është aktualisht një prioritet i partneritetit strategjik shqiptaro-amerikan dhe Kuvendi ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë këtë prioritet të bashkëpunimit dypalësh”, përfundoi mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat