Zjarr në fshatin Dars të Klosit, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë banesat

Shqipëria

Zjarr në fshatin Dars të Klosit, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë banesat

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 20:35
Zjarr

Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në fshatin Dars të Bashkisë së Klosit.

Flakët kanë përfshirë një masiv me dushqe lisi dhe ndodhen shumë pak metra larg banesave.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb”, se përhapja e flakëve po favorizohet nga era, ndërsa mësohet se është e vështirë ndërhyrja me mjet zjarrfikës.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në këtë masiv me dushqe, ndërsa duhet thënë se vera që lamë pas ka shënuar numrin dhe dëmet më të vogla të viteve të fundit nga rënia e zjarreve në masivet pyjore të larta dhe të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat