Gjykata e Lartë drejt plotësimit, mirëpret anëtaren e re

Shqipëria

Gjykata e Lartë drejt plotësimit, mirëpret anëtaren e re

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:39
Gjykata e Lartë drejt plotësimit, mirëpret anëtaren e re

Gjykata e Lartë po shkon drejt plotësimit, ndërsa së fundmi i është shtuar edhe një anëtare e re; Vojsava Kola (Osmanaj).

“Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë i uron mirëseardhjen anëtares së re, gjyqtares Vojsava Kola (Osmanaj)“- thuhet në njoftim.

Me emërimin e ri, institucioni i drejtësisë bëhet me 18 anëtarë (bashkë me Klodian Kurushin që është në KLGJ), nga 19 anëtarë që duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së. Anëtarët e zgjedhur deri më tani janë:

Sokol Sadushi

Ervin Pupe

Ilir Panda

Sokol Binaj

Albana Boksi

Sandër Simoni

Klodian Kurushi – Aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor

Artur Kalaja

Asim Vokshi

Medi Bici

Arbena Ahmeti

Gentian Medja

Darjel Sina

Sokol Ngresi

Margarita Buhali

Enton Dhimitri

Enkelejda Metaliaj

Vojsava Kola

Vendimi shënon një tjetër hap pozitiv drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë, duke e nxjerrë atë nga zona e rrezikut pas 6-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet e saj themelore dhe përmbushjen e misionit që ia garanton Kushtetuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat