Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Shqipëria

Aksident në Pogradec, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 13:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në Pogradec, me pasojë një të plagosur.

Policia bën me dije se sot, pranë kryqëzimit të fshatit Leshnicë, automjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin A. L., 57 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. L., 47 vjeç, banues në Podgorie.

I cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u dërgua në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit A. L., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat