Mësohet mosha e viktimës që u godit për vdekje në ‘Rrugën e Kombit’ nga vetura me targa të Kosovës

Shqipëria

Mësohet mosha e viktimës që u godit për vdekje në ‘Rrugën e Kombit’ nga vetura me targa të Kosovës

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”. Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar 74 vjeçar.

Siç raporton ABC News, Nga goditja e fortë, i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia e Kukësit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariatin e Kukësit. Pas aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat