Ja propozimet e Bashës për strukturat në PD, pritet votimi në Këshillin Kombëtar

Shqipëria

Ja propozimet e Bashës për strukturat në PD, pritet votimi në Këshillin Kombëtar

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 12:14
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, tek i cili priten të merren disa vendime.

Këshilli Kombëtar pritet të zgjedhë kryetarin e këtij forumi, i cili është propozuar të jetë ish-kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Po ashtu edhe  Enkelejd Alibeaj pritet të zgjidhet sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike duke zëvendësuar Gazment Bardhin. Po ashtu janë propozuar katër emra për nënkryetarët, ndërsa pritet votimi i tyre.

Ndërkohë, Jemin Gjana i njohur ndryshe si  besnik i “thekur” dhe i dëshmuar i Bashës, pritet të jetë kryetari i Komisionit Zgjedhor.

Nënkryetarët:

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat