Karburanti për jahtet, porti i Durrësit realizoi 10 milionë dollarë të ardhura nga furnizimi

Shqipëria

Karburanti për jahtet, porti i Durrësit realizoi 10 milionë dollarë të ardhura nga furnizimi

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 14:37
Porti i Durrësit

Porti i Durrësit mund të cilësohet si porta kryesorë nga ku janë futur më shumë turistë në Shqipëri.

Risia e këtij sezoni ishte se ky port, për periudhën janar-gusht, ka pritur rreth 260 mjete lundruese turistike, kryesisht jahte, të cilat përveç tureve të zhvilluara në Durrës dhe qytete të tjera të vendit tonë janë furnizuar edhe me karburant.

Pikërisht për këtë të fundit, kapiteni i Portit të Durrësit ka sqaruar sasinë e karburantit të tërhequr nga jahtet në Portin e Durrësit, si dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit vetëm nga ky shërbim.

Gjithashtu, autoriteti portual ka mbledhur edhe taksa të tjera për mjetet lundruese, që kanë të bëjnë me shërbimin e pilotimit dhe qëndrimit, ku disa mjete kanë qëndruar edhe për 10 apo 15 ditë të ankoruara në kalatë. Ndërsa për vitet e ardhshme, kapiteni i portit të Durrësit parashikon se porti mund të jetë i prenotuar për shumë muaj të vitit nga mjetet turistike lundruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat