Berisha për takimin me Metën: Ramë në ujdi të vazhdojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona në interesin e Shqipërisë

Shqipëria

Berisha për takimin me Metën: Ramë në ujdi të vazhdojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona në interesin e Shqipërisë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:20
Sali Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbardhur vendimin që është marrë në takimin e përbashkët që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryedemokrati Berisha është shprehur se me Metën kanë rënë në ujdi që të vazhdojnë në atë që ai e quan “bashkërendim i përpjekjeve në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Sali Berisha: Patëm një takim sot në mëngjes takim të frutshëm me kryetarin e PL-së, Ilir Meta dhe Petrit Vasilin me të cilët diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm dhe ramë në ujdi që të vazhdojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka përshëndetur të gjithë deputetët demokratë që janë mbledhur në takimin e përbashkët teksa ka thënë se takime të tilla të përbashkëta mes deputetëve demokratë do të vijojnë.

Sali Berisha: Deputetët e opozitës u mblodhën në takim dhe morën vendime që e kanë tronditur thellë establishmentin e krimit, drogës dhe korrupsionit. Përshëndes të gjithë deputetët dhe dua të ju informoj se ekziston vullneti i plotë që ato takime të vazhdojnë e të jenë gjithnjë e më të frutshme që të rivitalizohet roli i opozitës në parlament dhe të mbrohen në parlament me vendosmërinë më të madhe interesat e popullit opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat