Edi Rama reagon pas ndeshjes së Kombëtares: Luan futboll si e barabartë në çdo drejtim

Shqipëria

Edi Rama reagon pas ndeshjes së Kombëtares: Luan futboll si e barabartë në çdo drejtim

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 06:16
Foto nga vendngjarja

Kryeministri Edi Rama reagoi pas barazimit 1-1 të Kombëtares ndaj Republikës Çeke, në ndeshjen e zhvilluar në Pragë.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se ekipi ynë përfaqësues “nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon”.

“Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.

Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trainerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij”, shkruan Rama në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat