Presidenti Begaj takohet me Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Kazakistanit, zbardhet biseda

Shqipëria

Presidenti Begaj takohet me Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Kazakistanit, zbardhet biseda

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 14:20
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, Maulen Ashimbayev.

Presidenti Begaj dhe z. Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.

Begaj po vazhdon vizitën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat