Aksident në Qaf Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë, ishin nisur për në punë

Shqipëria

Aksident në Qaf Buall-Krastë, plagosen 4 minatorë, ishin nisur për në punë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Katër minator të cilët ishin nisur për të shkuar në punë në zonën e Martaneshit kanë mbetur të plagosur mëngjesin e kësaj të enjteje.

Gazetari Enver Doçi bën me dije për BalkanWeb se mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në aksin Qaf Buall – Krastë.

Për pasojë të katër minatorët që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Burime nga spitali thanë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po dërgohet për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat