Përfundon misioni i ekipit shqiptar që ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Greqi, reagon Rama: Krenar që ndihmuan popullin mik grek

Shqipëria

Përfundon misioni i ekipit shqiptar që ndihmoi për shuarjen e zjarreve në Greqi, reagon Rama: Krenar që ndihmuan popullin mik grek

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:30
Ekipi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi efektivët dhe strukturat e mbrojtjes civile shqiptare përfunduan misionin për ndihmuar Greqinë në shuarjen e zjarreve. Rama thotë se u kthen në atdhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se ekipet e emergjencave u kthyen në atdhe me detyrën e kryer dhe me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit grek

Reagimi i Ramës:

Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive

Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat