Inceneratori i Fierit, ja çfarë pritet të ndodhë sot në SPAK

Shqipëria

Inceneratori i Fierit, ja çfarë pritet të ndodhë sot në SPAK

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:00
SPAK

Sot në SPAK do të mbahet seanca për dëgjimin e mbrojtjes së të pandehurve për Inceneratorin e Fierit.

Seanca pritej të niste prej orës 10, po për shkak se nuk kanë mbërritur avokatët mbrojtës të personave të marrë të pandehur ende nuk ka nisur.

Pritet që sot të realizojnë mbrojtjen të paktën edhe 7 persona të marrë të pandehur, përfshirë ish-ministrin Koka, ish-deputetin Bllako dhe  Arben Dervishaj, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Këta të fundit janë arrestuar në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Fierit, që sipas prokurorisë kanë kryer shkelje dhe korrupsion.

Më herët Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës dënimin e të paktën 15 personave të marrë të pandehur, kur për ish-ministrin Koka ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie për akuzën e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Por për shkak se  procesi ndaj tyre është bërë me gjykim të shkurtuar  në rast se Koka do të gjenden fajtor dënimi do të jetë 6.8 vite heqje lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat