Greqia këmbëngul për Belerin/ Rama: Qasja jonë ndaj drejtësisë është krejtësisht e re

Shqipëria

Greqia këmbëngul për Belerin/ Rama: Qasja jonë ndaj drejtësisë është krejtësisht e re

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 17:42
Edi Rama

“Nuk do resht së përsërituri disa gjëra deri në bezdi, sa herë do të bëhet fjalë për aktivitetin e organeve dhe sidomos të SPAK. Kështu që, ndjesë për bezdinë që vijon. Shikoni me kujdes se çfarë po diskutohet aktualisht mes nesh dhe Greqisë, më saktë, se çfarë pala greke po kërkon prej qeverisë, prej meje personalisht. Pse ndodh kjo, dhe si ka mundësi që pala greke nuk dëgjon asnjë argument, por vetëm këmbëngul, që siç shprehen ata, vullneti yunë politik duhet ta zgjidhë siç e mendojnë ata, një çështje për të cilën, këto organe të reja të drejtësisë, i kanë ndërmarrë veprimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre, pavarësisht nga ne ose ata.

Për çështjen nuk kam asgjë të re për të thënë dhe nuk kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për thelbin e çështjes. E nisa këtu, sepse kjo qasje e palës greke, tregon në fakt se raporti i ri i përmbysur kokë e këmbë i pushtetit tonë politik me sistemin e drejtësisë po kalon përmes një sporove shumë të fortë.

Qasja jonë është radikalisht e re në historinë e pushtetit politik në Shqipëri dhe për t’u mos u përzier as me gojë, e jo më me dorë në punët e organeve të drejtësisë, por për t’i mbështetur e inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre pa kushte.

Është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht, me një inerci të tmerrshme të historie 111-vjeçare, që i ka mësuar njerëzit brez pas brezi, të mendojnë se pushteti i vërtetë politik, është ai që e tërheq për hunde pushtetin gjyqësor, pavarësisht se çfarë thotë Kushtetuta apo ligji”, theksoi kreu i qeverisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat