Ishte duke udhëtuar me makinë, pëson arrest kardiak, vdes shoferi në Himarë

Shqipëria

Ishte duke udhëtuar me makinë, pëson arrest kardiak, vdes shoferi në Himarë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën sotme, si pasojë e një arresti kardiak.

Policia bën me dije se rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.

Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat