Konsumi i energjisë u ul/ Në 6 muajt e parë u shtuan abonentët dhe panelet diellore

Shqipëria

Konsumi i energjisë u ul/ Në 6 muajt e parë u shtuan abonentët dhe panelet diellore

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Individët dhe bizneset kanë shtuar iniciativat që energjinë elektrike ta marrin nga panelet diellore dhe jo nga hidrocentralet.

Në gjashtë muajt e parë të vitit konsumi i energjisë dhe humbjeve në rrjet u ul, por numri i abonentëve të lidhur me OSHEE pësoi rritje. Sipas ekspertëve, kontrasti i shifrave shpjegohet me ndalimin e vjedhjeve dhe miratimin e ligjit të ri për burimet e rinovueshme.

Ka të bëjë pikërisht me masat që ka ndërmarrë oshee me kufizimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Janë rreth 338 kontrolle ku janë zbuluar ndërhyrje të paligjshme kryesisht hotele dhe restorante që kanë konsum të madh. Gjithashtu kemi dhe biznese vetëprodhuese të energjisë elektrike. Kemi edhe familjet, ku janë rreth 1247 familje vetëprodhuese të energjisë që me fondet e tyre kanë investuar në panele fotovoltaike”, thotë Azmer Duleviç.

Me sezonin veror që lamë pas sipas ekspertëve rrjeti i shpërndarjes tregoi se ka probleme me mbingarkesën për të cilat duhen marrë masa.

Linjat e shpërndarjes janë të amortizuara duhet bërë kujdes pasi kanë kaluar afatin 50 vjeçar të përdorimit, ku përcjellësit më pas e humbën aftësinë tyre. Në këto kushte sidomos gjatë verës linjat duhen rishikuar“, shpjegon Azmer Duleviç.

Qeveria e ka zgjatur emergjencën e furnizimit me energji elektrike, e cila e përqendron të gjithë fokusin te sigurimi i sasive të nevojshme dhe ndalon investimet në rrjet përveç atyre që konsiderohen thelbësore. Nga krahu tjetër vendosja e balancës vjetore për vetëprodhuesit ka shtuar numrin e abonentëve që lidhen në rrjet, duke e bërë më emergjente situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat