26-vjeçari egjiptian bie nga lartësia teksa ishte duke punuar

Shqipëria

26-vjeçari egjiptian bie nga lartësia teksa ishte duke punuar

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Një 26 vjeçar egjiptian dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar në Tiranë. Shtetasi egjiptian, A.M 26 vjeç është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekve.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2023, në rrugën "Papa Gjon Pali II", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç.

Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat