Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së në Tiranë, qytetarët protestë para Presidencës në mbështetje të Dritan Goxhajt

Shqipëria

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së në Tiranë, qytetarët protestë para Presidencës në mbështetje të Dritan Goxhajt

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një grup qytetarësh kanë dalë në protestë para Presidencës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Dirtan Goxhajn, ish anëtar i UÇK-së, i arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Gjatë protestës qytetarët janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm, ndërsa kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj protestë që shoqëron qytetarët.

Avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Kujtojmë se më herët, më 17 gusht, u mbajt një tjetër protestë në mbështetje të Goxhajt, tek Ministria e Drejtësisë.

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat