Aksident në Pogradec, plagosen tre të rinj

Shqipëria

Aksident në Pogradec, plagosen tre të rinj

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 23:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, ku automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

Dy mjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë një i ri 22 vjeçar dhe 2 vajza 25-vjeçare, të cilat këto të fundit kanë qenë në të njëjtin mjet.

Të plagosurit u transportuan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, dyshohet që shkak të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat