Gjatë 24 orëve në vijim priten reshje shiu, Instituti i Gjeoshkencës: Mund të ketë përmbytje

Shqipëria

Gjatë 24 orëve në vijim priten reshje shiu, Instituti i Gjeoshkencës: Mund të ketë përmbytje

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit bëhet me dije se në qarqet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Fierit dhe Vlorës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytjet e lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve,

Instituti i Gjeoshkencës kërkon rritjen e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut si dhe të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtëm:

Raportimi në kohë dhe në vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës se njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj.

Rritja e vigjilencës dhe reagimi ne kohe i strukturave operacionale.

Ndjekja ne terren nga sektorët e emergjencave ne nivel vendor.

Njoftimi i popullatës qe mund te preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit ne emergjenca dhe aktivizimi i planeve te evakuimit ne rast se është e nevojshme. Lutemi shpërndarjen e informacionit me bashkitë qe janë pjese e qarkut tuaj. Bashkëlidhur do te gjeni informacionin e dërguar nga IGJEO për 24 orët e ardhshme. Mos hezitoni te na kontaktoni për çdo paqartësi apo nevoje qe mund te keni. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat