Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, 3 të arrestuar në Korçë

Shqipëria

Dhunë fizike dhe psikologjike në familje, 3 të arrestuar në Korçë

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje.

Bëhet fjalë për një 44-vjeçar K. Dh nga fshati Barmash në Kolonjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Po ashtu një një 50-vjeçar nga fshati Vërdovë në Pogradec është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtje.

Në fshatin Plasë, Maliq, një 34-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij në ambientin e një lokali në fshat. Babai i 34-vjeçarit u pajis me urdhër mbrojtje. I arrestuari gjithashtu ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit që është në pronësi të shtetasit S.F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat