Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve/ Arrestohet i riu në Gjirokastër, procedohet 45-vjeçari në Libohovë

Shqipëria

Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve/ Arrestohet i riu në Gjirokastër, procedohet 45-vjeçari në Libohovë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Arrestimi i tij u krye në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje.

Ndërkaq, u procedua penalisht një 45-vjeçar me banim në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat