I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale, arrestohet 42-vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale, arrestohet 42-vjeçari

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Gjatë operacionit policor të koduar “The Wanted” shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat