Bashkia e Gjirokastrës ka anuluar tenderin për trajtimin dhe tredhjen e qenve. Ky vendim është marrë nga kryebashkiaku Flamur Golemi, pas skandalit të videos seksuale të Safet Gjicit, raporton "Balkanweb".
Kujtojmë se Safet Gjici u arrestua dhe dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit pas skandalit erotik në zyrën e tij me një vajzë dhe po hetohet pasi dyshohet se do favorizonte vajzën në videon e skandalit erotik me një tender që përfshinte trajtimin e qenve të rrugës në Kukës.
Ky tender me vlerë 14 milionë lekë, u zhvillua fillimisht më 2 mars 2023, por kryebashkiaku Flamur Golemi e shtyu dy herë, deri sa u plotësuan dokumentet, dhe u vendos të bëhet në fund të qershorit.
Por pas skandalit të Gjicit, Golemi bëri shpalljen e 3-të formale më 24 korrik 2023, ndërsa më 14 gusht u bë anulimi përfundimtar, me motivin se në të 3 herët nuk është paraqitur asnjë ofertë.