Lënë spitalin në gjendje të mirë turistët polakë, Manastirliu: Mirënjohje ekipeve mjekësore

Shqipëria

Lënë spitalin në gjendje të mirë turistët polakë, Manastirliu: Mirënjohje ekipeve mjekësore

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për turistët polakë të cilët kanë lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministrja Manastirliu ka shprehur mirënjohjen ekipeve mjekësore të spitalit të Vlorës dhe spitalit Memorial Fier, për përgjigjen në kohë.

“Mirënjohje ekipeve mjekësore të Urgjencës së Spitalit Vlorë dhe Spitalit Memorial Fier.

Kjo për ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë rekord, për turistët polakë, të cilët sot kanë dalë nga të dy spitalet në gjendje të mirë shëndetësore”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat