Shqipëria turistike, përmendur mbi 28 mijë herë në rrjetet sociale gjatë gushtit

Shqipëria

Shqipëria turistike, përmendur mbi 28 mijë herë në rrjetet sociale gjatë gushtit

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Plazhet e vendit tonë kanë dominuar dhe rrjetet sociale në Itali. Gjatë muajit gusht fjala Shqipëri është përmendur me mijëra herë në median sociale të vendeve fqinje.

Ardhja e kryeministres së Italisë në Shqipëri, turistët italianë që kanë zgjedhur bregdetin tonë, apo dhe italianët që nuk paguan në një restorant në Berat, e ka kthyer Shqipërinë, në temë e preferuar të vendit fqinj.

Si kurrë më parë, vendi ynë është përmendur nga italianët në rrjetet sociale, mbi 28 mijë herë.

Sipas të dhënave nga shërbimi analitik, BlogmeterTop rezulton se italianët flasin vetëm për Shqipërinë.

Shqipëria është kthyer në qendrën e këtij sezoni veror. Jo vetëm nga shqiptarët që ndodhën jashtë por dhe nga të huajt që vijnë në vendin tonë.

Këtë vit si kurrë më parë Shqipëria është promovuar nga turistët në rrjetet sociale, ku viheshin në dukje bregdeti, natyra e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat