Përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari

Shqipëria

Përplasi për vdekje dy turistët italianë në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Sarandës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima mëngjesin e së enjtes në Sarandë.

Në pranga është vënë 17-vjeçari E.Rr, i cili drejtonte automjetin pa patentë.

I mituri akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë te parregullt”.

Dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën mëngjesin e së enjtes në aksin Sarandë-Ksamil, pasi motori me të cilin ata po lëviznin u përplas nga makina Benz, që drejtohej nga adoleshenti, raporton telegrafi.

Grupi hetimor thotë se makina që lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorit.

Përplasja ka qenë e forte, aq sa dëshmitarët kanë folur për ngjarje horror, me trupat e viktimave që u gjendën, poshtë makinës që i përplasi.

Pas këtij aksidenti, është pezulluar nga detyra nën komisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat