Vendimi i Këshillit të Ministrave, Manja: Dëmshpërblim financiar për 9 subjekte ish-të dënuarish politikë

Shqipëria

Vendimi i Këshillit të Ministrave, Manja: Dëmshpërblim financiar për 9 subjekte ish-të dënuarish politikë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:50
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, në një deklaratë për mediat, tha se qeveria ka vendosur që të dëmshpërblen ish-të dënuarit politik.

Manja tha se nga ky vendim do të përfitojnë 9 subjekte, ndërsa shtoi se janë në bisedime me Ministrinë e Financave për dosjet që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit që ishte përcaktuar, për të përfituar dëmshpërblim financiar.

“Nga kjo mbledhje e sotme kam lajme të mira për 9 subjekte përfituese ish-të dënuarish politik që qeveria ka vendosur dëmshpërblim financiar. Kjo është për të garantuar të drejtat për ta.

Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar vlerësimin për kompensim financiar. Është diskutuar dhe problematika e disa dosjeve përfituese që janë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë jashtë afatit të caktuar. Por jemi duke biseduar më Ministrinë Financave për këtë çështje”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat