Zjarret në Greqi/ “E trishtë të shohësh vendin tonë fqinj që vuan”, Rama: Populli i guximshëm grek meriton solidaritet

Shqipëria

Zjarret në Greqi/ “E trishtë të shohësh vendin tonë fqinj që vuan”, Rama: Populli i guximshëm grek meriton solidaritet

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 18:30
Zjarri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter në lidhje me zjarret që kanë pushtuar Greqinë së fundmi.

Rama shprehet se është e trishtë të shohësh vendin fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, të cilat as këtë verë nuk kanë munguar në shumë rajone.

Ai shtoi më tej se populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë.

“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat