Minatori u la në hyrje të spitalit i plagosur, policia reagon: Po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Shqipëria

Minatori u la në hyrje të spitalit i plagosur, policia reagon: Po punojmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 16:22
Policia

Policia e Dibrës ka reaguar për plagosjen e minatorit. Ky reagim i uniformave blu vjen pas publikimit të lajmit në News24.

Sipas policisë 60-vjeçari Sh.Ç fillimisht është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë theksohet se grupi hetimor vijon hetimet për të zbardhur detaje të plota rreth kësaj ngjarjeje.

REAGIMI:

Rreth orës 19:30, të mbrëmjes së djeshme, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin e Peshkopisë, shtetasi Sh. C., 60 vjeç, me profesion minator, i punësuar në një subjekt minerar, në Bulqizë. 60-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat