Fluks ikjesh në portin e Durrësit, vetëm gjatë fundjavës largohen rreth 20 mijë udhëtarë dhe 4,500 automjete

Shqipëria

Fluks ikjesh në portin e Durrësit, vetëm gjatë fundjavës largohen rreth 20 mijë udhëtarë dhe 4,500 automjete

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Vetëm gjatë fundjavës kanë dalë nga vendi ynë përmes portit detar të Durrësit rreth 20 mijë udhëtarë dhe 4 500 automjete, ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i personave që hyjnë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare.

Edhe në dy javët në vazhdim pritet të vijojë fluksi në dalje për t’i lënë vendin një vjeshte më të qetë lundrimesh mes dy brigjeve të Adriatikut.

Tragetet kanë operuar me lundrime të dyfishuara, ndërsa edhe sportelet e kontrolleve kufitare janë duke punuar me kapacitet të plotë në të dyja krahët, me qëllim përballimin e fluksit.

Korriku regjistroi plotë 123 mijë udhëtarë vetëm në Portin e Durrësit, ndërsa në 7 muajt e parë të vitit në këtë pikë kufitare janë përpunuar rreth 202 mijë udhëtarë ose 10 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat