Dyshohet se konsumoi metadon, fëmija 1 vjeç e gjysmë niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Dyshohet se konsumoi metadon, fëmija 1 vjeç e gjysmë niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një fëmijë një vjeç e gjysmë dyshohet se ka konsumuar gabimisht metadon.

I mituri, djali i një italiani dhe një nëne shqiptare ndodhej me pushime në Delvinë kur është paraqitur në urgjencë pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur. Për rrjedhojë ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

ABC News mëson se nga deklarimet e prindërve, dyshohet se vogëlushi ka konsumuar gabimisht ‘Metadon” që e përdor daja i tij, ndoshta për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Sipas burimeve nga spitali, fëmija është në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë policia ka nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat