Dogjën barishte në një fshat të Elbasanit, arrestohen dy persona

Shqipëria

Dogjën barishte në një fshat të Elbasanit, arrestohen dy persona

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona arrestohen pasi ndezën zjarr në tokat e tyre, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën siperfaqe të mëdha toke.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: Q. M., 63 vjeç dhe N.K, 53 vjeç në Elbasan.

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, bashkë me shërbimet e tjera mbështetëse, pas njoftimit të marrë për 2 raste të zjarrvënieve, u bë i mundur identifikimi dhe procedimi penal i 2 autorëve.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: M., 63 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre. -N. K., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen ‘Dyli Haxhire’, ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre”, thuhet në njoftim.

Reklama

Tutje në njoftim thuhet se drejtoria vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat