Shtohen aplikimet e studentëve në Korçë, kërkohën bujqësia dhe mësuesia

Shqipëria

Shtohen aplikimet e studentëve në Korçë, kërkohën bujqësia dhe mësuesia

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Mësuesia dhe bujqësia janë dy degët me të kërkuara këtë vit nga studentët e rinj në Universitetin Fan Noli në Korçë. Drejtuesit e institucionit thonë se ka një rritje të numrit të aplikimeve, në krahasim me vitet e para.

10% më tepër maturantë se viti i kaluar kanë kërkuar të regjistrohen në universitetin e Korçës, duke dhënë sinjale të mira për këtë institucion arsimor në këtë fazë fazë të parë të aplikimeve.

“Kjo shifër mund të quhet pak më e lartë duke marrë parasysh edhe uljen e popullsisë në qark vit pas viti, gjithsesi kjo është një shenjë e mirë. Në datën 29 Gusht fillon faza e parë e regjistrimeve, jemi optimistë, jemi në kontakt dhe me drejtuesit të shkollave të mesme dhe sinjalet janë të mira”,- tha Artur Adili, Zv rektor i Universitetit “Fan Noli” Korçë.

Programet prioritare kanë pasur më tepër interesim nga maturantët, ku ndihma ekonomike që qeveria shqiptare do të alokojë për ta duket sa ka ndikuar.

“Ka ndikuar shumë pozitivisht në qoftë se ne rang universiteti është më tepër se 10% me i larte se vitin e kaluar, në programet e mësuesisë është shtuar afro 30% interesimi i aplikimeve. 4:18 kjo gjë ka ndikuar pozitivisht, diku në 30% me tepër aplikime. Kjo ka një të mirë në cilësi sepse në këto programe do vijne maturantë me mesatare shumë të mirë dhe do diplomohen studentë të mirë që vijnë ma baza të shëndosha nga gjimnazi “,–tha Artur Adili, Zv rektor i Universitetit “Fan Noli” Korçë.

Aplikimet për mjekësi të përgjithshme kanë rënë me 40%, në Korçë dega e infiermeri – mamisë vazhdon të ketë interesim të lartë.

”Ne kemi 75 kuota për infiermeri të përgjithshme dhe 30 kuota për degën mami. Se bashku janë 105 kuota, por këto vitet e fundit ka më tepër interes, aplikojnë me tepër, ata që regjistrohen numri është i njëjtë. Interesimi i lartë bën që studentët të jenë më mesatare shumë të mirë “.

Në datën 29 Gusht nis raundi i parë i regjistrimeve. Nisur dhe numri i lartë i aplikimeve, shumë shpejt Universiteti i Korçës duket se pol ë pas ditët e vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat