Harrojnë tenxheren me qumësht në zjarr dhe ikin për drekë familjare/ Digjet banesa në Berat

Shqipëria

Harrojnë tenxheren me qumësht në zjarr dhe ikin për drekë familjare/ Digjet banesa në Berat

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Eben Elezi dhe se familja kishte harruar tenxheren me qumësht në zjarr dhe ishte larguar për një drekë familjare.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e pallatit, në vendngjarje kanë shkruar efektivë të zjarrëfikëses Berat, që duke hyrë në shtëpi me anë të shkallëve, kanë lokalizuar shpejt flakët dhe kanë fikur zjarrin.

Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale në guzhinën e banesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat