Përfshihet nga flakët kamioni në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, pak metra larg karburantit

Shqipëria

Përfshihet nga flakët kamioni në aksin rrugor Lushnje – Rrogozhinë, pak metra larg karburantit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje Rrogozhinë.

Drejtuesi i kamionit ka parë që ka dalë tym nga pjesa e përparme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flaket të cilat u përhapën me shpejtësi.

Flakët ishin të mëdha duke bërë që të krijohej dhe panik te mjetet që kalonin në këtë aks dhe prania e një karburanti rreth 50 meter pranë.

Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjes, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar me tej.

Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij se çfarë ai kishte parë. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat