Gjendet i mbytur 60-vjeçari në rezervuarin e fshatit Grabovicë të Pogradecit

Shqipëria

Gjendet i mbytur 60-vjeçari në rezervuarin e fshatit Grabovicë të Pogradecit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi E. A., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat