Virozat gjatë stinës së verës, mjeku Simaku këshillon qytetarët: Kujdes me ushqimin, evitoni rrezet e forta të diellit

Shqipëria

Virozat gjatë stinës së verës, mjeku Simaku këshillon qytetarët: Kujdes me ushqimin, evitoni rrezet e forta të diellit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 15:39
Mjeku Artan Simaku

Mjeku Artan Simaku, në një lidhje live përmes SKYPE-it në rubrikën “Opinion” në News24, foli për virozat gjatë stinës së verës.

Mjeku Simaku u shpreh se situata paraqitet e qetë, teksa këshilloi qytetarët të ushqehen shëndetshëm, të evitojnë rrezet e forta të diellit dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me mjekun e familjes.

Në lidhje me koronavirusin, ai tha se ka pasur rritje të lehtë të të infektuarve në krahasim me muajin qershor.

“Jemi në kulmin e verës dhe siç dihet në këtë periudhë mbizotërojnë vriozat. Ka një kimik relativisht të lehtë, që fatmirësisht nuk kërkon shtrim në spital. Gastroenteridet, në moshën pedriatike, nuk ka pasur raste me rotavirus, i cili kërkon shtrim spitalor. Kjo prodhon efikasitetin vaksinës së rostavirusit.

Kujtojmë se Koronavirusi qarkullon, por për këtë sezon është hequr gjendja e emergjencës nga OBSH. Koronavirusi qarkullon si infeksion i zakonshëm sezonal. Domethënë ka marrë karakter stinor.

Këshilla ime do ishte kujdesi higjenik dhe ushqimi i shëndetshëm. Në lidhje me Covid, jemi në një situatë të qetë. Gjatë korrikut ka pasur një rritje të lehtë të të infektuarve, krahasuar me muajin qershor. Për Covid, duhet vaksinim, si mënyra më e mirë e parandalimit të virusit. Asnjëherë nuk është vonë për t’u vaksinuar, si dhe nuk duhet munguar respektimi i masave sidomos për personat me risk shëndetësor.

Rastet janë të lehta dhe kërkojnë vetëm trajtim ambulator dhe jo shtrim në spital. Personat që bëjnë pjesë në grupet me risk të popullatës rëndohen më tepër nga stina e nxehtë. Do këshilloja që të evitojnë rrezet e forta të diellit dhe të jenë në kontakte me mjekun e familjes.”, u shpreh mjeku Simaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat