Balla takon ambasadorin e Turqisë Tayyar Atay: Bashkë kundër krimit

Shqipëria

Balla takon ambasadorin e Turqisë Tayyar Atay: Bashkë kundër krimit

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 14:24
Foto nga vendngjarja

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

Gjatë takimit Balla dhe Atay biseduam mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Turqisë në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.

“Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit.

”Gjatë takimit, Balla dhe ambasadori Atay e vendosën theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat