Ekzekutimi i 62-vjeçarit nga RENEA, reagon Berisha dhe jep mesazhin e prerë Ballës

Shqipëria

Ekzekutimi i 62-vjeçarit nga RENEA, reagon Berisha dhe jep mesazhin e prerë Ballës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:54
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Maliq, ku 62-vjeçari Ramiz Muçollari u ekzekutua nga forcat RENEA.

Sipas Berishës, vrasja e 62-vjeçarit nga policia duhet të ishte shmangur, për shkak se ai vuante nga probleme të shëndetit mendior. Berisha shton se Muçollari nuk përbënte rrezik për policinë dhe argumenti se vrasja ndodhi gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tij dhe efektivëve nuk është bindës.

Berisha akuzon po ashtu ministrin e brendshëm Taulant Balla për nxitje të vrasjeve nga policia.

Reagimi i Berishës:

Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia.

Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës etj etj me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat