Klima, çmimet, kulinaria dhe aktivitetet artistike, turistët zgjedhin Pogradecin

Shqipëria

Klima, çmimet, kulinaria dhe aktivitetet artistike, turistët zgjedhin Pogradecin

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Pogradeci edhe këtë vit ka qenë destinacioni më i kërkuar nga turistët vendas e të huaj. Kushteve që ofrojnë operatorët turistikë, çmimeve të favorshme, klimës, kulinarisë dhe mikpritjes i janë shtuar edhe një mori aktivitetesh kulturore dhe artistike që kanë tërhequr pushuesit.

Drejtori i qendrës kulturore “Lasgush Poradeci” Eritan Kamolli thotë se programi artistik do të vazhdojë deri në fund të sezonit turistik

Për pushuesit jeta artistike në qytetin e Pogradecit nga njëri në vit në tjetrin ka qenë shumë e larmishme.

Një natë më parë pjesë e këtyre programeve është bërë këngëtari i njohur Armaldo Kllogjeri, i cili solli për të pranishmit këngët e bukura të Shqipërisë së Mesme dhe ato pogradecare.

Në ditët në vijim nga ana e bashkisë janë planifikuar 3 evente me përmasa të mëdha duke filluar me “Mokra n’Fest”, Festa e Linit për t’u mbyllur me festën e Verërave dhe Gështenjave, festa këto që pritet të jene kulmi i sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat