Testimi për kandidatët e mjekësisë, 1813 konkurrentë për 400 vende

Shqipëria

Testimi për kandidatët e mjekësisë, 1813 konkurrentë për 400 vende

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

1813 maturantë që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e fakultetit të mjekësisë duke nisur nga e hëna do t’i nënshtrohen testimit të Informatizuar në mjediset e Qendrës së Shërbimeve arsimore.

Maturantët do të ndahen në grupe me nga 60 persona, të cilët do të zhvillojnë njëherësh testim, i cili zgjat 2 orë, ndërsa përgjigjet do t’i marrin në moment.

Testimi i të gjithë maturantëve do të zgjasë 8 ditë, duke nisur nga data 14 gusht për të përfunduar në datën 23 gusht.

Në përfundim, në fund të muajit gusht do të shpallen edhe 400 kandidatët fitues.

Mjekësia e përgjithshme këtë vit ka çelur 465 kuota, prej të cilave 30 studentë do të jenë nga trojet shqiptare në Ballkan, 5 nga Kosova, 5 nga Maqedonia e Veriut, 5 nga Mali i Zi, 5 nga Presheva, 5 nga Bujanovci dhe 5 nga Medvegja.

Edhe studentët që vijnë nga trojet do ti nënshtrohen testimit të informatizuar në fillim të shtatorit.

35 kuota të tjera janë përcaktuar një për komunitetit rom, ballkaniko dhe egjiptian, 2 për personat me  aftësi të kufizuar, 1 me statusin e jetimit dhe 30 do të jenë për transferim studimesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat