U ekzekutua pas 8 orësh “luftë” me RENEA-n/ Publikohen pamjet e rënda, 62-vjeçari i mbuluar me gjak, pranë edhe arma

Shqipëria

U ekzekutua pas 8 orësh “luftë” me RENEA-n/ Publikohen pamjet e rënda, 62-vjeçari i mbuluar me gjak, pranë edhe arma

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Brendshme ka publikuar foto të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari pas ekzekutimit nga forcat RENEA në banesën e tij në fshatin Qesarakë.

Siç shihet në foto, viktima qëndron i pajetë në dysheme, i mbuluar me gjak dhe armën tek këmba.

62-vjeçari u vra nga forcat RENEA mëngjesin e sotëm pas dështimit të tentativave për dorëzimin e tij.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre”, raporton policia, duke shtuar se “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Pas rreth një orë shkëmbimi i zjarrit, 62-vjeçari është qëlluar për vdekje.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas Policisë, Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme (11 gusht) ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital.

Në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët, duke plagosur me thikë gruan dhe djalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat