Rikthehen temperaturat përvëluese në fundjavë, ja sa shënon termometri për këtë të shtunë

Shqipëria

Rikthehen temperaturat përvëluese në fundjavë, ja sa shënon termometri për këtë të shtunë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Rikthehen temperaturat e larta. Sot termometri do të shkojë deri në 39 gradë Celcius, ndërsa nesër do të shënojë 40 gradë Celcius në Shkodër, Tiranë, Berat e Gjirokastër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat